KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Dibër: Të reformojmë administratën!
Rama në Dibër: Të reformojmë administratën!

Rama në Dibër: Të reformojmë administratën!

Kryeministri socialist Edi Rama vazhdon të këmbënguli në fitoren PS me një rezultat të thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Në Dibër zoti Rama tha ndër të tjera se një fitore e PS në këto zgjedhje do të bëjë të mundur reformimin e administratës. “Ku ka bo vaki, dhe ku bën vaki që ti të ndërtosh shtet dhe ndërkohë institucionet ti ndajnë partitë. Këtë e ka ky, këtë e ka ai. Kjo është aja. Prandaj them duhet vota vetëm për PS-në që ne të kemi të vetëm timonin” tha zoti Rama. “Mos shihni fanelat, flamujt, shihni interesin tuaj. Vota është për të marrë në punë njerëz, nëse PS ka timonin vetëm që të mos ketë në prehër të tjerë” shtoi kreu dhe kryeministri socialist.
Administrata publike dhe punonjësit e saj vazhdojnë të jenë në qendrën e polemikave dhe fushatës zgjedhore për votimet e 25 qershorit. Partitë politike vazhdimisht akuzojnë njëra tjetrën për krijimin e administratave të politizuara, ndërsa premtojnë krijimin e administratave efikase në shërbim të zgjedhësve dhe jashtë politikës nëse ato do të vijnë në pushtet.

Sicred