KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama në Davos do të flasi në “Një dritare mundësie për Europën”

Rama në Davos do të flasi në “Një dritare mundësie për Europën”

70 krerë të politikës botërore, 1900 përfaqësuesit e bizneseve më të njohura në botë, drejtues të mediave dhe personalitete të tjera botërore, do të jenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit. Sikurse njofton e dërguara e posaçme e RTSH Denada Shkodrani, në mbi 120 seanca dhe panele, forumi do të bëjë një analizë të ecurisë së ekonomisë botërore dhe sfidat vjetore globale. Çështjet klimatike, idetë e mëdha të inivacionit, rritja e bashkëpunimit mes vendeve do të zenë hapsirën kryesore të diskutumeve.
Kryeministri shqiptar Edi Rama krahas takimeve me homologët, do të jetë pjesë në sesionit e takimit ekonomik të liderëve botërore me teme “Një dritare mundësie për Europën”, me teme “Dialogu diplomatik/Ballkani Perëndimor” ku veç përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit do të jetë i pranishëm dhe komisioneri Johanes Hanh. Ndërsa ministri i jashtëm Ditmir Bushati do të marrë pjesë në sesionin “Liderët e rinj për Europën”. Një tjetër moment i rëndësishëm i qëndrimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Davos do të jetë edhe takimi i tij me homologun grek Tsipras.

Sicred