KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Bruksel: Vendet e BP duhet të zbatojnë ligjin dhe integrohen në BE
Rama në Bruksel: Vendet e BP duhet të zbatojnë ligjin dhe integrohen në BE

Rama në Bruksel: Vendet e BP duhet të zbatojnë ligjin dhe integrohen në BE

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se sundimi i ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe integrimi i tyre në BE është një mundësi për të lënë mënjanë fantazmat e së kaluarës. Deklaratat e tij zoti Rama i bëri të martën në Bruksel në Samitin “Ballkani Perëndimor në Udhëkryq”, organizuar nga “Miqtë e Europës”. Duke mbajtur fjalën e tij në sesionin “Paqe, Demokraci dhe Pajtim” kryeministri Rama duke folur për zhvilimet në Ballkan tha se “integrimi është mundësi për të lënë mënjanë fantazmat e së kaluarës”. Sipas tij “Sundimi i ligjit dhe institucionet e fuqishme është ajo çka e bën më tërheqëse për tu anëtarësuar në BE”.
Zoti Rama i cili që prej të hënës ndodhet në Bruksel, u prit nga presidenti i KE Donald Tusk prej të cilit mori mbështetje për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian, por edhe këshillën për vazhdimin me intensitet të reformave. Po të martën kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë një takim me Federica Mogherini, Përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

Sicred