KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Bruksel: “Destinacioni ynë është BE”
Rama në Bruksel: "Destinacioni ynë është BE"

Rama në Bruksel: “Destinacioni ynë është BE”

Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur në integrimin e Shqipërisë në BE, pasi sipas tij vendi ka bërë ndryshime të rëndësishme. Duke folur në konferencën e shtypit sot në mesditë në Bruksel, zoti Rama tha se ka qenë e vështirë për të mbërritur në këtë pikë. “Destinacioni ynë është BE dhe ne jemi gati të paguajmë për reformat” tha zoti Rama. “Ne ndryshuam institucionet tone, Reforma jonë në Drejtësi është reale … Ne besojmë fort se kjo duhet për gjeneratat e ardhshme, por ne duam integrimin” tha ndër të tjera ai. Sipas zotit Rama BE dhe SHBA po monitorojnë krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe “ne do tregojme sa serioze është kjo” tha ai.
Kryeministri shqiptar tha se ndyshime të rëndësishme kanë ndodhur edhe në Ballkan, i cili ka qenë rajon me konflikte ndërsa tani është i mbushur me optimizëm.

Nga ana e saj Federika Mogherini, kryediplomatja e BE, tha se 3 muajt e ardhshëm janë vendimtarë. “Unë besoj se Shqipëria do të çelë negociatat” tha ajo. “Objektivi im është që të kemi një rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë dhe së dyti për të bërë që KE të vendosë në qershor të çelë negociatat dhe më pas të fillojmë”, deklaroi kryediplomatja e BE-së.

Sicred