KRYEFAQJA » LAJME » Rama në BERZH: “Përmbushëm reformat, Brukseli inkurajues me Ballkanin Perëndimor”

Rama në BERZH: “Përmbushëm reformat, Brukseli inkurajues me Ballkanin Perëndimor”

Kryeministri Edi Rama, nga Londra ku merr pjesë në Forumin e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, ftoi Bashkimin Europian, të mbështesë përpjekjen e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, në perspektivën europiane. “Serbia dhe Mali i Zi po avancojnë në rrugën e tyre drejt BE, por mendoj që është koha që edhe Shqipëria dhe Maqedonia të nisin negociatat. Nuk duam që të bëhemi antare sot apo nesër në BE, por të jemi në një rrugë me të tjerët. BE është pak e ngurtë, për financime për vendet tona. Brukseli duhet të jetë më inkurajues, pasi Shqipëria ka bërë progres për të reformuar sistemin e drejtësisë”. Me një adresim për Komisionin Europian, kryeministri Rama është shprehur: “Nëse nuk keni shumë para për ne, kjo është një gjë e pranueshme, por bëhuni më bujar për gjëra të cilat nuk kanë kosto. E gjitha kjo për një Europë më të konsoliduar”. Gjatë fjalës së tij në panel, bashkë me homologët e tij të rajonit, Kryeministri Rama vlerëson me batuta rolin e Bullgarisë në ndihmë të rrugëtimit të vendeve të ballkanit Perëndimor. “Falenderim për Bojko Borisv, që është Angela Merkel i rajonit tonë…Shpresojmë që deri në qershor, në fund të presidencës së vendit të tij, të kemi rezultate pozitive për rajonin” tha ai.

Sicred