KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Berat: “Do të bëjmë çmos të mos ju zhgënjejmë”
Rama në Berat: "Do të bëjmë çmos të mos ju zhgënjejmë"

Rama në Berat: “Do të bëjmë çmos të mos ju zhgënjejmë”

Kryeministri socialist Edi Rama e ka konsideruar si sfidë dhe përgjegjësi për socialistët qeverisjen e vendit në katër vitet e ardhshme. “Koha do t’a tregojë, do bëjmë çmos të mos ju zhgënjejmë” u tha zoti Rama banorëve të Beratit gjatë një takimi të hënën në kuadër të dëgjesave publike. Zoti Rama tha se “koalicioni i vërtetë me qytetarët” do të japi shumë shpejt efektet e tij për shqiptarët, por edhe punonjësit e shtetit. “Do të jetë një armatë e gjithë njerëzish që do të ndjekin një për një të gjitha shqetësimet e qytetarëve, edhe nga ana ligjore, pasi jo në çdo rast qytetari mund të ketë të drejtë. Patjetër që struktura do të jetë shumë korrekte edhe me punonjësin e shtetit, sepse kjo nuk mund të kthehet në një histori ku ankohet njeri për inat dhe pëson punonjësi i shtetit” tha zoti Rama.
Kryeministri socialist vlerësoi koalicionin me LSI, kur tha se bashkë kishin bërë shumë punë të mira, por kishin edhe kusure. Sipas zotit Rama opozita e socialistëve për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë PD dhe LSI, por ata që abuzojnë me detyrën. “Opozitë nuk kemi as PD, as partnerët tanë deri në fund të gushtit, por kemi vetëm parazitët dhe grabitqarët në zyrat e shtetit. PD-ja, LSI-ja të bëjnë punën e tyre si ta mendojnë vetë, me të shara me mallkime me ulërima” tha zoti Rama.

Sicred