KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama : Në 4 vitet e ardhshme rrugët e Shqipërisë do të garantojnë siguri dhe nuk do të kërcënojnë jetën e askujt
Rama : Në 4 vitet e ardhshme rrugët e Shqipërisë do të garantojnë siguri dhe nuk do të kërcënojnë jetën e askujt

Rama : Në 4 vitet e ardhshme rrugët e Shqipërisë do të garantojnë siguri dhe nuk do të kërcënojnë jetën e askujt

Infrastruktura duket se do të jetë një nga prioritetet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama në mandatin që sapo ka nisur. Vetë zoti Rama ka deklaruar të mërkurën se ambicja është që në 4 vitet e ardhshme rrugët e Shqipërisë të garantojnë siguri dhe të mos kërcënojnë jetën e askujt. Ai shprehu keqardhjen se deri më sot në Shqipëri asnjë aks rrugor nuk është çertifikuar mbështetur në standartet e BE. Zoti Rama paralajmëroi ndëshkime për të gjithë ata që kanë mashtuar me standartin e ndërtimit të rrugëve. Duke prezantuar buxhetin e infrastrukturës kryeministri tha se ai do të jetë 42 përqind më i lartë. “Do të garantojmë përfundimin e rrugës Korçë-Ersekë, do të garantojmë më në fund edhe çlirimin e një ngërçi disa vjeçar ku u gjendëm për shkak të një gare me mangësi, të një kontrate me mangësi në 2 bypass-et e Fierit dhe Vlorës që më në fund janë vënë në rrugën e zgjidhjes” th zoti Rama, duke përmendur disa nga projektet që po punohet me intensitet. Lidhur me projektin e Rrugës së Arbërit zoti Rama tha se “Tani mbetet vetëm finalizimi i kontratës dhe fillimi i punës në terren për të mos u ndaluar më” duke shtuar se qeveria e tij do të bëjë politikë agresive për sistemimin e kontratave për të mos lënë hapësira për mashtrime.

Sicred