KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Ndihmën ekonomike do ta marrin ata që e meritojnë
Rama: Ndihmën ekonomike do ta marrin ata që e meritojnë

Rama: Ndihmën ekonomike do ta marrin ata që e meritojnë

Kryeministri socialist Edi Rama ka qartësuar edhe një herë arsyet që e kanë shtyrë qeverinë për të hequr dhënien  e ndihmës ekonomike për mbi 20 mijë familje. “Nga këta 20331, për të qënë të saktë që janë refuzuar nga skema e ndihmës ekonomike këta nuk duan tja dinë që 3892 aplikantë kanë deklaruar se nuk kanë automjet në pronësi, por në fakt rezultojnë të jenë posedues automjetesh” tha zoti Rama në interpelancën e thirrur për këtë qëllim në parlament. Ai përsëriti se ndihmën ekonomike do ta marrin vetëm ata që e meritojnë. “Ndihma ekonomike është për njerëz që plotësojnë kriterët dhe nuk kanë asnjë mundësi punësimi” tha zoti Rama. Kryeministri solli emra konkretë të cilët janë rikthyer në skemën e ndihmës ekonomike. “Sistemi është dinamik, familjet abuzive, aplikanëtët abuzive, por edhe të tjerët që janë përfshirë të gjithë janë verifikuar dhe vazhdojnë të verifikohen. Skema është fleksibël. Për muajin shkurt janë 2900 familje të reja që janë përfshirë në skemë për herë të parë nga riaplikimi” bëri të ditur ai.

Sicred