KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ndëshkim për këdo që hesht për kultivimin e kanabisit

Rama: Ndëshkim për këdo që hesht për kultivimin e kanabisit

Kryeministri Edi Rama garanton se Shqipëria do të përmbyllë deri në fund të vitit problematikën me kultivimin e bimëve narkotike. Në një tryezë të posaçme të thirrur në kryeministri, shefi i qeverisë kërkoi nga drejtori i policisë dhe drejtuesit në qarqe, që të ndëshkojnë çdo rast të neglizhencës për kultivuesit e kanabisit. “Në fund të sezonit ne do te mund te themi me plot gojën që ja dolëm ta përmbysnim tërësisht situatën dhe vendosëm ti japim fund historisë së kultivimit të kanabisit. Të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo elementi që shfaqet pasiv, e jo më të jetë i përfshirë në mosnjoftimin e menjëhershëm të fenomenit” tha zoti Rama.
Kryeministri Rama, duke vlerësuar edhe bashkepunimin me partnerët ndërkombëtarë për monitorimin, por edhe asgjësimin e parcelave me canabis, tha se rezultatet janë të kënaqshme.”Qeveria e re do të bëjë gjithçka për t’u ofruar në bashkëpunim me qeverinë italiane, siç kemi rënë dhe dakord, alternativa të tjera njerëzve që bien viktimë e rrjeteve të kësaj veprimtarie kriminale, për të nxjerrë bukën e gojës në ato zona rurale ku kanë munguar mundësitë e prodhimit të shëndetshëm dhe punës së ndershme’ tha zoti Rama.
Në nisje të mandatit të dyte, kur tashmë do të drejtojë vetëm, Edi Rama siguroi se do të ketë mundësi të reja që banorët e zonave rurale të mos përfshihen në kultivimin e bimëve narkotike.

Sicred