KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Meta të riparojë dëmet që i bëri figurës së presidentit
Rama ironizon Metën: Meta drejtuesi më serioz i opozitës!

Rama : Meta të riparojë dëmet që i bëri figurës së presidentit

Kryeministri socialist Edi Rama ka falenderuar ish bashkëkryetarin e koalicionit qeverisës Ilir Meta për bashkëpunimin dhe kontributin në 4 vite bashkëqeverisje, por i ka kërkuar të reflektojë për sjelljen e tij gjatë fushatës zgjedhore. Gjatë një takimi të hënën në Tiranë me deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë të PS ai tha se zoti Meta hodhi në erë projektin e së majtës së bashkuar. “Dua ti lutem sot të reflektojë sot dhe të kthjellohet njëherë e mirë si presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual jo konflikutal, për të qëndruar mbi palët dhe jo për të qenë palë kundër palëve të tjera dhe të përqëndrohet sa nuk është vonë tek riparimet e dëmeve të papara në këto 27 vjet që i bëri figurës së kreut të ri të shtetit që i bëri gjatë 40 ditëve të fundit” tha zoti Rama . “LSI përpara Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë së tij personale nga roli i çelsit për shumicën qeverisëse, nuk duhet ta damkosë si komike pa hyrë ende në zyrë figurën e presidentit të zgjedhur të shqiptarëve pa dallim” tha kryeministri Rama.
Kjo është një nga deklaratat më të forta të zotit Rama ndaj presidentit të zgjedhur Ilir Meta, partia e të cilit, LSI, ka deklaruar daljen në opozitë menjëherë sapo u bë e ditur se PS kish fituar 74 deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit. Zoti Meta ka deklaruar gjithashtu se do të hedhi më shumë dritë rreth votimeve të 25 qershorit.

Sicred