KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Menaxhimi i spitaleve i papranueshëm, drejtorët të largohen!
Rama: Menaxhimi i spitaleve i papranueshëm, drejtorët të largohen!

Rama: Menaxhimi i spitaleve i papranueshëm, drejtorët të largohen!

Kryeministri Edi Rama e ka kritkuar ashpër menaxhimin e spitaleve në vend, duke e cilësuar të papranueshëm. “Niveli i menaxhimit i spitaleve tona është i papranueshëm. Mjekët kanë përgjegjësinë e tyre, por është detyra e menaxhimit t’i motivojë dhe të bëjë që ata të gjënden në kohën e duhur” tha zoti Rama gjatë një takimi në selinë e kryeministrisë me drejtues të spitaleve në vend. “Spitalet tona mund të mos kenë infrastrukturën që synohet, por ama asgjë nuk e justifikon dhe e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin që spitalet të mos jenë shembuj pastërtie e higjiene” shtoi ai. Kryeministri ka paralajmëruar një reformë, sikurse është shprehur me kurajo e vendosmëri të sistemit të shëndetësisë në Shqipëri, e cila do të rriti cilësinë e shërbimit shëndetësor.
Zoti Rama u shpreh për ristrukturimin tërësor të organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik, largimin e të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmimin sipas tij të një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor. Kjo do të arrihet me konkurse publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Shqipëri, tha zoti Rama, konkurs që do fillojë në shtator.
Kryeministri premtoi fuqizim të mbështetjes financiare për specialistët që angazhohen jashtë Tiranës, nisjen e procesit për jetësimin e autonomisë spitalore, por edhe struktura dhe mekanizma të reja shërbimi përmes partneritetit publik – privat.
Shëndetësia është konsideruar si një nga sektorët më delikatë. Zoti Rama premtoi në fillim të katërvjeçarit të kaluar një shëndetësi falas për të gjithë, por është vënë në qendër të kritikave për mosarritjen e këtij objektivi si nga partnerët e deritanishëm në koalicion ashtu dhe opozita e djathtë. Megjithatë ai është zotuar se do t’ja ndryshojë fytyrën shëndetësisë shqiptare.

Sicred