KRYEFAQJA » LAJME » Rama me tone të ashpra komunikon me rektorët
Rama me tone të ashpra komunikon me rektorët

Rama me tone të ashpra komunikon me rektorët

Kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me rektorët e universiteteve publike shqiptare mbi protestën e studentëve e cila po mbyll ditën e 9-të. Si edhe në seancën parlamentare zoti Rama pranoi se protesta i dha një shuplake qeverisë dhe grusht opozitës. Fillimisht me tone të qeta e më pas revoltuese, zoti Rama sulmoi ashpër trupat e drejtuesve të universiteteve. Ai tërhoqi vemendjen se universitetet duhet të kishin spjeguar më parë vendimin për tarifat e provimeve që u bënë shkak për protestat, si dhe faktin që studentët janë të friksuar nga trupa e pedagogëve. Kryeministri foli dhe për autonominë universitare duke e quajtur atë të parakohshme dhe që ndoshta duhet ndryshuar. “Kam besuar më shumë se ç’duhet tek autonomia universitare, nuk jam më për këtë” tha zoti Rama. Ai shprehu shqetësimin se një protestë studentësh po mbahet duke refuzuar dialogun. “Po ndodh diçka e pa ndodhur. Hera e parë që një protestë studentësh mbahet gjallë duke refuzuar zgjidhjen. Kjo nuk është mister dhe as shkencë se kush e ka mbjellë këtë farë. Fakti që pjesa më e madhe e studentëve dolën që janë në mbështetje dhe presin zgjidhje me të drejtë, a nuk e meritojnë vallë një reflektim” tha kyeministri. Ndër shqetesimet e zotit Rama ishin dhe shpenzimet e mëdha në universitete. “Nuk e kam kuptuar se si universiteti i Tiranës harxhon 6 mln euro për roje sigurie” tha ai. “Kam parë specifikim nga një universitet ku dekani kërkon veturë 76 mijë euro” shtoi më tej ai. “Jam i gatshëm të marrë përgjegjësitë e mia dhe jam i gatshëm ta pranoj atë pjesë të shuplakës mbi qeverinë që ka dhënë kjo protestë” tha kryeministri Edi Rama. “Protesta do të mbarojë një ditë, por mua do të më keni gjithmonë protestues për universitetin” tha ai.

Sicred