KRYEFAQJA » LAJME » Rama me komunitetin hebre në Uashington : Këtë verë fluturim të drejtpërdrejtë nga Izraeli në Shqipëri
Rama me komunitetin ebre në Uashington : Këtë verë fluturim të drejtpërdrejtë nga Izraeli në Shqipëri

Rama me komunitetin hebre në Uashington : Këtë verë fluturim të drejtpërdrejtë nga Izraeli në Shqipëri

Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka konsideruar shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore si një faqe të shkëlqyer të historisë së Shqipërisë. Zoti Rama mori pjesë të dielën në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të çështjeve Publike në Washington DC dhe foli para 18 mijë anëtarëve të saj. Ai tha se ky xhest nuk është i vetmi që lidhet me marrëdhëniet midis hebrenjve dhe shqiptarëve. Zoti Rama tha gjatë intervistës se “marrëdhënia jonë me shtetin e Izraelit është mjaft speciale dhe e shkëlqyer dhe sigurisht që duam ta shohim të zhvillohet e duam të shohim që të ndodhin më shumë gjëra midis nesh”. Në këtë konteks ai bëri të ditur se “për herë të parë, këtë vit do të ketë një fluturim të drejtpërdrejtë nga Izraeli në Shqipëri përgjatë periudhës së verës”. “Unë dëshiroj fort, që ajo çka një herë e një kohë përkufizohej nga Leo Elton, në raportin e vet të 1935-s, si toka e dytë e hebrenjve, të bëhet shtëpia juaj e dytë për pushime. Kështu që jeni mjaft të mirëpritur në Shqipëri” tha zoti Rama.

Sicred