KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Me dialog, bashkëpunim dhe këmbëngulje, plotësojmë më shumë se 8 kërkesa

Rama: Me dialog, bashkëpunim dhe këmbëngulje, plotësojmë më shumë se 8 kërkesa

Kryeministri Edi Rama, në mediat sociale, ndërsa akuzon krerët e Opozitës për dëmtim të protestës së studentëve, i fton këta të fundit për dialog. Kreu i qeverisë, angazhohet jo vetëm për të plotësuar 8 pikat e kërkesave të tyre, por edhe më shumë. Zoti Rama shkruan në mediat sociale: “Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por, unë dhe Ju që sjeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lëmë pa adresuar ato 8 pika, por, do bëjmë më shumë së bashku. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me Dialog, Bashkëpunim dhe Këmbëngulje për Universitetin”-shkruan kryeministri në rrjetet sociale. Studentet e kanë zhvendosur prej ditësh protestën e tyre, përpara Kryeministrisë.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com