KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama më 1 Maj: “Punë ka, por ajo nuk ju vjen në shtëpi”

Rama më 1 Maj: “Punë ka, por ajo nuk ju vjen në shtëpi”

Kryeministri socialist Edi Rama ka shfytëzuar 1 Majin Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punonjësve, për t’ju bërë thirrje shqiptarëve të ndahen një herë e mirë nga mentaliteti se punën duhet t’ua gjejë shteti. Ndryshe nga vitet e shkuara kur më 1 maj paradoksalisht organizoheshin festa në vend të protestave për pune e kushte me të mira pune, këtë vit në Sheshin “Skenderbej” autoritetet çelën “Panairi i punës”. “Në të gjitha ndërmarrjet e Shqipërisë ka vende punë, por duhet të kuptohet se puna nuk është vetëm punë shteti dhe puna nuk të vjen në shtëpi” tha kryeministri Rama duke vizituar panairin.
“Kur vjen puna tek pagat, pagat duhet të rriten. Por që pagat të rriten, duhet të rritet ekonomia dhe që ekonomia të rritet ,duhet të punojmë shumë fort të gjithë” tha ai.  Sipas kryeministrit “Në këtë panair ka jo vetëm paga të ulëta, por ka edhe paga mesatare dhe paga të larta. Ka banka që kërkojnë punonjës, kompani të mëdha që kërkojnë menaxherë” . Ai nënvizoi se “Çelja e vendeve të punës është reale, rritja e mundësive për punë është reale, por duhet të luftojmë të gjithë së bashku me një psikologji të rëndë të trashëguar se më mirë një punë shteti…” .
Kryeministri u shpreh për një investim serioz këtë vit, financimin e kursve të formimit profesional për ata që dalin nga ndihma ekonomike apo ata që kanë nevojë për një formim profesional me një pagë që është më e lartë se mesatarja e ndihmës ekonomike.
Papunësia vazhdon të mbetet një plagë e rëndë në Shqipëri, por autoritetet qeveritare këmbëngulin se ajo po ulet, përkundër pretendimeve të opozitës se ajo po rritet. Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri ishte 13,9 përqind.

Sicred