KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama mbron reformat e qeverisë dhe premton rritje ekonomike 7 përqind
Rama mbron reformat e qeverisë dhe premton rritje ekonomike 7 përqind

Rama mbron reformat e qeverisë dhe premton rritje ekonomike 7 përqind

Kryeministri socialist Edi Rama ka mbrojtur fort reformat e ndërmarra nga qeveria e tij gjatë tre viteve në pushtet, ndërsa deklaroi se synon rritjen ekonomike me 7 përqind. Duke folur të premten në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, zoti Rama pranoi se reformat ishn të dhimshme, por ato u kthyen në të ardhura për njerëzit në nevojë. “Nuk po kërkojmë që njerëzit të brohorasin Shqipërinë dhe nuk themi se po konkurrojmë me fuqitë e mëdha ekonomike, por jemi krenarë se reformat tona, sado me kosto, kthehen në të ardhura që shkojnë te njerëzit në nevojë” tha zoti Rama. “Nuk ka rrugë tjetër sepse reformat, sa më shumë t’i shmangësh, aq më shumë e rëndon situatën” shtoi ai.
Zoti Rama shprehu keqardhjen që vendi ka humbur shumë kohë për të bërë gjëra që duheshin bërë vite më parë.” Sot do të kishim sfida të tjera dhe realitet tjetër” tha kreu i qeverisë. Ai bëri të ditur se përpjekjet e qeverisë synojnë rritje të mëtejshme ekonomike. “3.5 përqind nuk është një rritje e lartë, por sot e bën Shqipërinë me rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Por jemi koshientë që kjo nuk mjafton, kemi nevojë të shkojmë përtej kësaj dhe do të shkojmë. Kemi në plan për të shkuar në mbi 7 përqind rritje ekonomike, përmes një programi investimesh prej 1 miliardë dollarësh. Sot kjo është e mundur, sepse Shqipëria nuk ka një borxh që e kërcënon” tha kryeministri socialist Edi Rama.

Sicred