KRYEFAQJA » LAJME » Rama mbron politikat e taksave dhe tatimeve
Kryeministri hap konkursin për krjimin e Zyrës së Bashkëqeverisjes

Rama mbron politikat e taksave dhe tatimeve

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur politikat e tij të taksave dhe tatimeve, pavarësisht kritikave të kundërshtarëve të tij . Duke folur gjatë një takimi në Lushnjë ai tha se “Pikërisht pse vota vlen, sot kush fiton më pak paguan më pak dhe kush fiton më shumë paguan më shumë. Pikërisht pse vota vlen, sot 88 mijë familje që kanë hapur një biznes të vogël dhe punojnë e punësojnë të tjerët dhe paguan zero taksa”. Edhe më tej kryeministri socialist kërkoi një mbështetje masive për PS duke premtuar: “Mos shikoni majtas ose djathtas, por na jepni votën dhe do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme katërfishin e atyre që kemi bërë në këto 4 vjet”.  Ai hodhi poshtë opinionin se të gjitha partitë dhe politikanët janë njësoj. “Po të ishim të gjithë njësoj Lushnja do të ishte ajo që gjetëm para 44 muajsh. Po të ishim të gjithë njësoj Lushnja nuk do të kishte qenë objekt i Rilindjes Urbane, që ne do ta çojmë në çdo cep të Shqipërisë” tha zoti Rama ndërsa brohoritej nga përkrahësit.

Sicred