KRYEFAQJA » LAJME » Rama mbledh qeverinë në Velipojë
Rama, mbledh qeverinë, në Velipojë

Rama mbledh qeverinë në Velipojë

Kryeministri Edi Rama, 3 ditë përpara seancës parlamentare të legjislaturës së re, mbledh në Velipojë në një takim joformal 2 ditor, antarët e kabinetit të tij. Sikurse edhe takimi i parë, që zhvillua në Llogara, në fokus do të jetë programi i punës së qeverisë “Rama 2”, por edhe çështje të tjera me karakter teknik që kanë të bëjnë me mënyrën e funksionimit të administratës publike, pas ndryshimeve të pritshme me shkrirjen e shumë institucioneve dhe ribashkimin e disa të tjera. Bashkë me kabinetin prej 13 antarësh, në takimin e dytë në Velipojë janë kreu i ri i grupit parlamentar, Taulant Balla. Mbledhja e dytë joformale zhvillohet pak ditë përpara mbajtjes së seancës së parë të Kuvendit, më 9 Shtator, të dekretuar nga Presidenti Meta.

Sicred