KRYEFAQJA » LAJME » Rama mbërrin në Berlin
Rama mbërrin në Berlin
Foto Arkivi

Rama mbërrin në Berlin

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbërritur pasditen e së martës në Berlin, i ftuar në një vizitë zyrtare nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Vizita shihet si një përpjekje e shqipërisë për të siguruar një mbështetje nga ana e Gjermanisë për marrjen e një vendimi pozitiv nga Këshilli i Europës në qershor, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Veç takimit me mikpritësen e tij Merkel, zoti Rama do të vizitojë edhe Bundestagun, i cili ka në dorë vendimin për Shqipërinë. Sipas disa mediave moment i rëndësishëm do të jetë seanca e bashkëbisedimit mes zoti Rama dhe Komisionit të Jashtëm në Bundestag. Ky Komision drejtohet nga Gunther Krichbaum, i cili ka shprehur mendimin se është ende herët për çeljen e bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE. “Koha nuk është maturuar ende” citohet të ketë thënë ai.

Sicred