KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Marrëdhëniet me Metën? Nuk shoh shqetësime!
Rama: Marrëshëniet me Metën? Nuk shoh shqetësime!

Rama: Marrëdhëniet me Metën? Nuk shoh shqetësime!

Në prag të konstituimit të parlamentit dhe qeverisë së re, kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se nuk do të ketë probleme me dekretimin nga presidenti Ilir Meta. “Gjithëkush gabon, jemi njerëz jo robotë. Natyrisht që ka lloj lloj nivelesh të gabimeve që mund të kenë lloj lloj kostosh, por nga pikëpamja e mënyrës se si do të zhvillohet kjo marrëdhënie unë nuk shoh shqetësime. Nuk shoh një potencial aq autodestruktiv si ai që u shfaq në fushatë” tha zoti Rama gjatë një bisede me gazetarët të martën në mëngjes.
Deklarata e tij vjen pasi gjatë fushatës të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ish kreu i LSI, aktualisht presidenti i vendit Ilir Meta, paralajmëroi se “Cilido që mund të mendojë të vërë dorë në votën e shqiptarëve nuk do të ketë dekret as për kryeministër e as për minsitër. Dekretimi do të vijë vetëm përmes një procesi të lirë dhe të ndershëm” tha në atë kohë zoti Meta. Tensionet u rritën më tej kur kreu i ardhshëm i parlamentit Gramoz Ruçi e paralajmëroi zotin Meta se do të shkarkohej nga detyra e presidentit nëse nuk u jepte fund deklaratave të tilla.
Zoti Rama hodhi poshtë disa deklarata se ristrukturimi i qeverisë është bërë pas prishjes së partneritetit mes PS dhe LSI. “Nuk kemi shkrirë ministritë e drejtuara nga LSI, nuk ka lidhje kjo. Kemi shkrirë edhe atë të Financave me atë të Ekonomisë, që nuk drejtoheshin nga LSI” tha zoti Rama.
Lideri dhe kryeministri socialist ashtu si pak ditë më parë ka paralajmëruar se synon marrëdhënie të reja me partitë e opozitës. “Nuk besoj se do të jetë takim i përjavshëm, por do të ketë takime ndoshta një herë në dy apo tre muaj për diskutimin e çështjeve. Unë mendoj se kjo është tërësisht e mundur” tha zoti Rama.

Sicred