KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Luftë kanabisit dhe elementëve shqetësues të rendit publik
Rama: Luftë kanabisit dhe elementëve shqetësues të rendit publik

Rama: Luftë kanabisit dhe elementëve shqetësues të rendit publik

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të hënë se Policia Shqiptare po përgatit një operacion të madh kombëtar antikanabis, por edhe kundër elementëve shqetësues të rendit publik. “Policia të përgatitet për një operacion të madh kombëtar ndaj elementëve kriminalë. Përplasje pa kompromis që duhet të fillojë me të gjithë elementët shqetësues të rendit publik. Është koha për të pastruar Shqipërinë jo vetëm nga kanabisi, por edhe nga këto mikrobe të gjalla që kërcënojnë sigurinë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi” tha zoti Rama në mbledhjen e taskforcës kombëtare. Kryeministri bëri të ditur se policia ka informacionin e duhur dhe se “Koha kur shteti ishte një alternativë e sigurisë së tyre ka ikur”.  Zoti Rama tha se pas 25 vitesh,personat me precedente kriminale do të detyrohen të justifikojnë pasuritë e tyre marramendëse dhe asetete e tyre, përfshirë edhe mjetet luksoze. Kreu i qeverisë siguroi se me çdo çmim do të garantohet qetësia e njerëzve të zakonshëm. Edhe një herë zoti Rama bëri thirrje për pastrimin përfundimisht të elementëve kriminalë që kanë mundur të hyjnë rradhët e policisë. Operacioni pritet të nisi menjëherë pas përfundimit të sezonit të pushimeve verore.

Sicred