KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Qytetari në bashkëqeverisje, synimi ynë

Rama: Qytetari në bashkëqeverisje, synimi ynë

Turin e dëgjesave me qytetarët e vendit, kryeministri Edi Rama e ka vijuar në Librazhd, ku komentoi sërish listën e shumëpërforlur me emrat e 101 zyrtarëve, publikuar në faqen e tij në facebook, ndërsa sqaroi se platforma online për bashkëqeverisjen me qytetarët do të funksionojë ndryshe. “U bë nami për listën, ne sflasim për gjueti shtrigash. Po flasin për një listë. Ajo listë është përmbledhje, as për ti ndjekur administrativisht, por një përmbledhje e njerëzve që kanë komentuar që mund të jenë real, fshihen pas identiteve etj. Mekanizmi sdo jetë ky, por secili që do paraqitet me identitetin e vet. Do thotë jam unë, me këtë emër, ID etj. Kur unë i dal për zot emrit tim, qeveria duhet të vije dhe të më ndihmoje. Se kjo nuk vazhdon dot më kështu”. Ndërsa njoftoi shkurtime drastike të strukturave te panevojshme dhe joefektive në administratën shtetërore, kryeministri tha se tashmë ka filluar një luftë për të nxjerrë nga zyrat e shtetit personat që nuk e trajtojnë qytetarin me dinjitet dhe respekt. “Ne do bëjmë që zyrat të thonë mirëmëngjes, mirëseerdhe, faleminderit e ti trajtojnë me dinjitet ata që u vijnë te dera. E luftën e kemi me çdo parazit që i trajton njerëzit e zakonshëm që i vijnë te dera si pre të gjuetisë të tij. Do i nxjerrim nga zyrat e shtetit me çdo çmim. Çdo gjë do të jetë e verifikuar. Dhe çdo anëtar i koalicionit që shpif sdo jetë më anëtar i koalicionit, por do çrregjistrohet”. Kryeministri Rama bëri të ditur se po punohet për të parë mundësitë e shkurtimit të burokracive, ku shteti të sigurojë vetë dokumentet që kërkohen nga qytetari për përfitimin e një shërbimi.

Sicred