KRYEFAQJA » LAJME » Rama letër kryeministrave të BE: Shpresojmë të na mbështeni për pranimin e plotë dhe anëtarësimin në familjen evropiane
Kryeministri Rama: "Shteti është në krye të detyrës, për të përballuar një situatë të jashtëzakonshme"

Rama letër kryeministrave të BE: Shpresojmë të na mbështeni për pranimin e plotë dhe anëtarësimin në familjen evropiane

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në të cilën pasi bën një përmbledhje të hapave që ka ndërmarrë Shqipëria në përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe, i siguron homologët e tij për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të çuar përpara hapjen e negociatave me BE.
Përmes kësaj letre e cila botohet ne faqen zyrtare të qeverisë në internet, Kryeministri Rama ka informuar kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian edhe për masat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Zoti Rama shënon se “Vitin e kaluar, mbikëqyrja ajrore e Guardia di Finanza raportoi 2,086 plantacione të dyshuara të kanabisit në të gjithë Shqipërinë. Informacioni çoi në shumë arrestime dhe shkatërrimin e të mbjellave. Si rezultat, vëzhgimi i këtij viti zbuloi vetëm 88 plantacione të dyshuara, ose 150 herë më pak krahasuar me vitin e kaluar” shkruan ai. “Me fjalë të tjera, Shqipëria nuk është më kryeqyteti i kanabisit në Evropë, siç disa media e kanë dëshirë ta quajnë atë. Industria e kanabisit po vdes. Ne jemi duke synuar ta ndalim atë plotësisht, njëherë e përgjithmonë, deri në fund të këtij viti” premton kryeministri shqiptar. “Ne shpresojmë që ju do të na mbështesë për të hedhur një hap tjetër të zhvillimit tonë, për pranimin e plotë dhe anëtarësimin në familjen evropiane” mbyll letrën e tij zoti Rama drejtuar kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Sicred