KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Kryevepër ende e pambaruar e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi!
Rama deklaron fitoren: "Ia dolëm!"

Rama: Kryevepër ende e pambaruar e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi!

Kryeministri socialist Edi Rama, i cili po ndjek hapa pas hapi procesin e numërimit të votave, duket se është më shumë se i kënaqur nga rezultatet e deritanishme. Në rrjetin social Fejsbuk zoti Rama shkruan “MIRËMËNGJES! Dhe ju uroj një ditë të bukur me këtë kryevepër ende të pambaruar të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”. Statusi i zoti Rama shoqërohet me një grafik ku paraqitet harta e Shqipërisë dhe në qendër të saj shifra 75+ që është numri i deputetëve që mendohet se do të marrë PS.
Gjatë gjithë fushatës zgjedhore kreu i PS dhe kryeministri i vendit u kërkoi shqiptarëve një mbështetje totale, në mënyrë që PS ta drejtonte e vetme vendin. “Duam 71 deputetë për të marrë timonin e reformave” ka përsëritur vazhdimisht zoti Rama. Por rezultatet e deritanishme flasin për një tejkalim të dëshirës së liderit socialist. Megjithatë mjaftë analistë ndërsa po artikulojnë fitoren e zoti Rama, por kujtojnë se pjesmarrja e zgjedhësve në votimet e 25 qershorit ka qenë mjaftë e ulët në krahasim me pritshëritë.

Sicred