KRYEFAQJA » LAJME » Rama konfirmon shkarkimin e Zgurit
Rama konfirmon shkarkimin e Zgurit

Rama konfirmon shkarkimin e Zgurit

Mazhoranca socialiste pritet të nisi procedurat e shkarkimit të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri si dhe kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Kjo u bë publike nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. “Unë e mbështes plotësisht nismën e kryetarit të grupit për të filluar procedurat e shkarkimit të kryetarit të KQZ-së, ndërkohë që së bashku me ekspertët e Kryeministrisë po gjykohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës” tha zoti Rama duke ju referuar deklaratave të ditëve të fundit të sekretarit të përgjithshëm të PS Taulant Balla. Sipa zotit Rama kreu i bashkisë së Mallakastrës është një entitet i gjykuar nga gjykatat italiane që përbën subjekt të ligjit të dekriminalizimit. “Fakti që ka teserën e Partisë Demokratike nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit dhe as virgjëreshë në raport me veprat penale që ka kryer dhe është dënuar nga autoritetet italiane” tha kreu i qeverisë.