KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Kjo është hera e fundit që emigrantët ju nuk mund të votojnë nga ku ndodhen!
Rama : Kjo është hera e fundit që emigrantët ju nuk mund të votojnë nga ku ndodhen!

Rama : Kjo është hera e fundit që emigrantët ju nuk mund të votojnë nga ku ndodhen!

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se zgjedhjet e vitit 2017 do të jenë të fundit që emigrantët shqiptarë nuk do të votojnë për vendin e tyre. Në “Komunikimin Javor” duke folur nga Elbasani ku ndodhej për një turne zgjedhor, zoti Rama u ndal gjatë tek emigrantët dhe e drejta e tyre për të votuar. “Sot dua tu drejtohem të gjithë miqeve të këtij rrjeti që janë në emigracion, atyre që e kanë të pamundur të hedhin votën këtu për PS në ditën që ndan përfundimisht të ardhmen me shtet, punë, mirëqenie nga e shkuara pa shtet, pa rregulla, pa drejtësi. Kjo është hera e fundit besoj që ju nuk mund të votoni direkt nga ku ndodheni” tha zoti Rama. Sipas tij PS ka nisur “…punën kolosale për të tregjistruar shqiptarët jashtë atdheut, që për çerek shekulli nuk i numëroi kush”.
Kreu i PS dhe i qeverisë ju kërkoi votën të gjithë atyre emigrantëve që më 25 qershor kanë vendosur të vijnë e votojnë në Shqipëri. “E di që ka nga ju që na kanë votuar në 2013 dhe thonë duhet të ishte bërë edhe kjo, edhe kjo po edhe kjo tjetra. Kemi bërë gjithçka kemi mundur, e di që mbetet edhe shumë për të bërë, por ama ju kemi dhënë provën se dimë të bëjmë shtet” tha zoti Rama. “Mos harroni që në 44 muaj nuk mund të bëhej çka nuk u bë në çerek shekulli. Nuk dua të justifikohem para jush për asgjë skemi bërë dot, por dua t’ju siguroj se do të bëjmë të gjitha ato që duhen nëse na mbështesni duke na ndihmuar me votën tuaj mua dhe PS duke pasur më shumë pushtet, jo për veten, por duke bërë më shumë për Shqipërinë që duam të gjithë” tha zoti Rama në komunikimin e tij javor të së dielës.

Sicred