KRYEFAQJA » LAJME » Rama kërkon dorëheqjen e krerëve të hipotekave dhe paralajmëron ndryshime
Tjetër shkarkim në hipoteka

Rama kërkon dorëheqjen e krerëve të hipotekave dhe paralajmëron ndryshime

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të hipotekave në të gjitha nivelet, si hapi i parë i një reforme rrënjësore në këtë sektor. Gjatë një takimi me drejtuesit e Zyrave Vendore të Hipotekave, ai tha se e gjithë struktura e regjistrimit të pasurive është problematike, pjesa më e prekur e “sistemit kanceroz të tepsisë së partive të pushtetit”. “Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësishë partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është vetëm hapi fillestar në rrugën e një reforme rrënjësore për të bërë shtet në hipotekë” paralajmëroi zoti Rama. Në këtë vendim të kryeministrit duket se kanë ndikuar edhe të dhënat jo të sakta të hipotekave. Sipas zotit Rama zyra e regjistrimit të pasurive ka raportuar 5100 leje legalizimi të patrajtuara, por numri i legalizimeve të ALUIZNI-t është shumë herë më i madh. Kryeministri bëri të ditur se me krijimin e qeverisë së re do të krijohet Agjensia Kombëtare e Titujve të Pronësisë. Sipa zotit Rama “Synimi është që më herët sesa vonë, brenda këtij mandati, çertifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar digjital i pronës, jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta”.

Sicred