KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh strategjik të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës
Aeroporti i Vlorës, Rama: Do të ketë tarifat më të ulta në rajon

Rama: Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh strategjik të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se pranë qeverisë kanë mbërritur kërkesa zyrtare për ndërtimin e një aeroporti të ri në Vlorë. “Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh strategjik të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës! Deri në qershor hapja e kantierit” shkruan zoti Rama në Fejsbuk. Duket se është fjala për ndërtimin e një aeroporti në ish bazën ushtarake ajrore të Akërnisë, dikur ish shkolla e aviacionit ushtarak.
Në Shqipëri aktualisht funksionon vetëm Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Konçesionari i shfrytëzimit të tij ka te drejtën ekskluzive për fluturimet ndërkombëtare deri në vitin 2027. Kjo ka bërë që disa aeroporte të tjera dhe pista avionësh, të mos funksionojnë. Mes tyre i gatshëm për të pritur fluturime është dhe aeroporti i Kukësit që mban emrin e ish-emirit Sheh Zajed bin Sulltan bin Zajed Al Nahjan të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili e ka bërë këtë dhuratë për popullin shqiptar.
Që prej disa kohësh në Shqipëri po shtohet interesi për ndërtimin e aeroporteve për udhëtime civile, por edhe transportin e mallrave. Mes emrave që përmenden më shumë janë aeroportet e Sarandës, Korçës, vlorës dhe Fierit. Në të gjithë vendin numërohen të paktën 12 pista fluturimi. Para viteve ’40 të shekullit të kaluar Shqipëria ishte regjistruar se vend ku ishin në veprim linjat ajrore ndërqytetase.

Sicred