KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ka rënë ndjeshëm numri i shqiptarëve që largohen nga vendi
Rama: Ka rënë ndjeshëm numri i shqiptarëve që largohen nga vendi

Rama: Ka rënë ndjeshëm numri i shqiptarëve që largohen nga vendi

Kryeministri socialist Edi Rama ka deklaruar se ka rënë ndjeshëm numri i shqiptarëve që largohen nga vendi. Në konferencën “Sfidat e Emigracionit” të mbajtur të premten në Tiranë zoti Rama tha se emigracioni është një fenomen edhe i vendeve më të reja të Bashkimit Europian. “Shqiptarët nuk largohen për azil politik, por janë të njëjtat arsye që largohen edhe polakët, rumunët apo kroatët. Mbi 50 mijë persona u larguan vitin e kaluar nga Kroacia që është vend i BE, por ata nuk quhen si azilkërkues, por forcë e lirë punë. Nëse nga Kroacia u larguan 50 mijë persona, nga Shqipëria janë larguar vitin e kaluar vetëm 39 mijë vetë, pavarësisht propagandës. Në Italinë e Jugut, fenomeni i largimeve është kronik tashmë” tha zoti Rama. Sipas tij “Kërkesa për një jetë më të mirë mbetet gjithmonë një arsye për të emigruar. Emigrimi shihet vetëm si mundësi punësimi. 84 përqind e emigrantëve, e lidhin me mundësinë për punësim, lëvizjen e tyre drejt vendeve të tjera”.
Kryeministri shqiptar prek edhe çështjen e azilkërkuesve shqiptarë, për të cilët tha se ka rënie drastike. “Në 2017, në krahasim me 2013 kemi 20 përqind më pak emigracion, ndërsa në krahasim me 2011, numri i emigrantëve ka rënë me mbi 30 përqind” tha zoti Rama.
Në ndihmë të autoriteteve shqiptare në thirrjet e tyre drejtuar popullatës që të heqin dorë nga synimi për të kërkuar azil në vendet e BE erdhi dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz. “Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet” tha zonja Schütz.

Sicred