KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Jemi të destinuar të bëjmë të gjitha përpjekjet për tu ulur sa më parë në tryezën e negociatave me BE

Rama: Jemi të destinuar të bëjmë të gjitha përpjekjet për tu ulur sa më parë në tryezën e negociatave me BE

Hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane, kryeministri Edi Rama e sheh të afërt në kohë, pasi siç u shpreh ai pas takimit informal me kryediplomaten e BE Mogherini të mërkurën në Bruksel, vettingu e vetmja pengesë tashmë duket i realizueshëm. “Unë i kam thënë shefes së diplomacisë europiane, se mbas 25 qershorit, duhet të jetë e pregatitur ajo dhe Komisioni Europian, që qeveria dhe opozita e dalë nga ato zgjedhje do të kërkojë me një zë hapjen e negociatave me BE” tha zoti Rama. “Ne jemi të destinuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për tu ulur sa më parë në tryezën e negociatave. Pengesë ka qenë vettingu. Fillimi i zbatimit të vettingut shpresoj të mos ndeshi në probleme të papritura. Shpresoj që pas zgjedhjeve në Gjermani gjërat të jenë shumë më të qarta” shtoi ai. Për zotin Rama Shqipëria do të hapi negociatat në fund të këtij viti, falë edhe marrëveshjes që kanë bërë forcat politike por edhe falë zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave nuk do të jenë dot të kontestueshme siç kanë qenë në të shkuarën.
I pyetur në lidhje me garancitë për zgjedhje brenda standardeve, kërkesë e Brukselit zyrtar, zoti Rama u shpreh se partia që ai drejton ka bërë ç’është e mundur për ta arritur një gjë të tillë. “Nuk jam më unë që duhet të garantoj zgjedhjet. Të gjithë sëbashku duhet të bëjnë çmos garantoj zgjedhjet të jenë një vijë ndarëse mes së shkuarës dhe të ardhmes” tha zoti Rama.
“Ajo që unë kam bërë e jam shumë krenar, ajo që Partia Socialiste ka bërë, duke qenë një forcë udhëheqëse në qeveri, është që duke i dhënë mundësinë opozitës që të ketë sytë brenda qeverisë,e të mund të shohë nga brenda raportin mes imagjinatës e të vërtetës, të na japë mundësinë si vend e si popull që më në fund të ndahemi nga historia e shëmtuar e zgjedhjeve të kontestuara me dhe pa të drejtë, pavarësisht se si në të vërtetë ka qenë vullneti i popullit” tha zoti Rama.
Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor u mblodhën dje në Bruksel një takim informal të thirrur nga shefja e politikës së jashtme të BE-së Federika Mogherini për të diskutuar perspektivën europiane të rajonit.

Sicred