KRYEFAQJA » LAJME » 5 milion dollarë investime në tre vjet për Spitalin e Shkodrës

5 milion dollarë investime në tre vjet për Spitalin e Shkodrës

Pas 5 milionë dollarë investimesh të kryera në tre vitet e fundit në spitalin e shkodrës, ky institucion shëndetësor tashmë mund të konsiderohet i dyti më moderni në vend, pas qendrës shëndetësore Nënë Tereza. Për herë të parë në 25 vjet, aty tashmë ofrohen katër shërbime të reja shëndetësore, koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe rezonanca magnetike në shërbimin e imazherisë, ndërkohë që së fundmi atij i është shtuar edhe reparti i ri i reanimacionit, i cili është rindërtuar sipas standardeve më bashkëkohore. Vetë personeli i është shprehur kryeministrit Edi Rama, i cili vizitoi ambientet e reja, për ndryshimet që i është përjetuar spitali. “Reanimacion kishte vetëm emrin. Ishte një sallë, ku vetëm dy respiratorë punonin. S’ishte lyer asnjëherë. Tani ka parametra shumë moderne si të strukturës së reanimacionit, me fushëpamje, me veshje antibakteriale,” – thotë një prej mjekëve në shërbimin e reanimacionit. Gjatë vizitës në qarkun e shkodrës, kryeministri vizitoi dhe pikën turistike të Razmës, e cila tashmë gëzon një pedonale të re prej 2500 metrash katrore, ku sipas kryetarit të bashkisë së Malësisë së madhe, para ndërtimit të kësaj vepre infrastrukturore, fillimisht u desh t’i jepej zgjidhje problemit të ndërtimeve abuzive pa leje, të cilat janë shembur, për t’i hapur rrugë ndërtimit të shëtitores.

 

Sicred