KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Integrimi i vendeve të Ballkanit në NATO, rruga për stabilizimin e Ballkanit dhe vetë Evropës
Rama: Integrimi i vendeve të Ballkanit në NATO, rruga për stabilizimin e Ballkanit dhe vetë Evropës

Rama: Integrimi i vendeve të Ballkanit në NATO, rruga për stabilizimin e Ballkanit dhe vetë Evropës

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se vetëm integrimi i plotë i vendeve të mbetura jashtë NATO-s është rruga për stabilizimin e Ballkanit dhe vetë Evropës, ndërsa siguroi se Shqipëria do të modernizojë forcën e saj ushtarakë dhe garantoi përkushtim në misionet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Deklaratat e tij zoti Rama i bëri gjatë Konferencës së Delegacioneve të Ushtrive të NATO-s, që po mbahet në Tiranë. “Ne besojmë fort se vetëm integrimi i plotë i vendeve të mbetura jashtë është rruga për stabilizimin e Ballkanit dhe vetë Evropës. Ne e dimë se as mundemi as na kërkohet punë e madhe, por ka një spektër kapacitetesh që në japim kontribut të rëndësishëm për aleancën” tha zoti Rama. Sipas tij “Hartës së NATO-s i mungojnë Bosnjë Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia. Kjo zonë ende e papërfshirë përbën një faktor paqartësie strategjike për aleancën tonë, ashtu sikundër edhe një territor ku aktorë të tretë shohin mundësi për penetrim. Shqipëria që kufizohet me këto vende ka një interes, por edhe përgjegjësi që kjo pjesë organike e rajonit dhe kontinentit tonë të shndërrohet në një faktor të qëndrueshmërisë dhe propsperitetit. Në përmbushje të kësaj përgjegjësie edhe si vend i NATO-s ne jemi përpjekur dhe kemi arritur jo pak në një proces që vazhdon”tha zoti Rama .
Duke ju referuar zhvillimeve në disa vende të Ballkanit zoti Rama tha se “Pas zgjedhjeve të fundit Serbia ka dhënë sinjale në favor të një qasjeje të re politike në favor me NATO dhe BE”. Në vlerësimin e kryeministrit shqiptar “Maqedonia po bën përpjekje për axhendën integruese dhe për të nisur një marrëdhënie të re, duke i hapur shanset e vendit për pikepamje evropiane”.
Duke u ndalur mbi rreziqet që i kanosen rajonit, kryeministri Rama u ndal tek ato që i quajti përpjekjet e nxitura nga palë të treta për destabilizim në Mal të Zi. “Në këtë valë frymëzimi u prekën edhe vendet e tjera në rajon, por së fundi jemi deshmitar se këto përpjekje moren përgjigje të qartë, fale përspektivës dhe mbështetjes së partnerëve euroatlantikë” tha zoti Rama.
Në fjalën e tij përshëndetëse të takimit te shefave të shtabit të NATO-s në Tiranë, kryeministri Edi Rama siguroi se Shqipëria do të modernizojë Forcën e saj ushtarakë dhe garantoi përkushtim në misionet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ai tha se “… në përmbushje të zotimeve tona në Uells dhe Varshavë një program ambicios modernizmi do të shoqërohet me rritje të shpenzimeve për mbrojtjen ashtu sikundër në vijmësi FA do të jenë prezent në çdo rast dhe front ku ato do të jenë të thirrura”.
Zoti Rama ka përsëritur integrimi i vendeve të Rajonit të jetë prioritet në mënyrë që palë të treta mos kërcënojnë sigurinë në Ballkan.

Sicred