KRYEFAQJA » LAJME » Rama inspekton “Rilindjen urbane” në Belsh dhe Cërrik
Rama,kryeministri, inspekton 'rilindjen urbane”, në Belsh dhe Cërrik, qytete te vogla ne zhvillim

Rama inspekton “Rilindjen urbane” në Belsh dhe Cërrik

Cërriku është një tjetër qytet që ka përfituar financime nga porjekti i rilinidjes urbane. Kryeministri Edi Rama sëbashku me kreun e bashkisë, Altin Toska, ndërsa ndoqën punimet që janë në proces, i konsideruan këto investime si jetike për zhvillimin e zonës. Shqetësimi më i madh i konstatuar edhe në Cërrik janë legalizimet e objekteve mbi trotuare. Belshi me 85 liqenet e tij, është kthyer gjithashtu në një kantier të rilindjes urbane, duke e transformuar krejtësisht zonën, që shquhet për bukuritë e saj natyrore. Kryeministri e cilësoi Belshin si një atraksion turistik kombëtar dhe u shpreh se investimet parashikojnë edhe prishjen e 30 ndërtimeve pa kriter buzë liqenit dhe ndërtimin e sheshit me sipërfaqe 6’000 m2 , unifikimin e fasadave, ndriçimin, gjelbërimin, ndërtimin e shatërvanëve dhe një moli të vogël. Ndërqak në zonën e Cërikut ka nis rikonstruksioni i rrugës Cërrik – Urë Vajgurore, i ndarë në 3 lotë, që shkurton me 20 km distancën Tiranë-Berat. Kryeministri inspektoi punimet në lotin Belsh-Vlashuk, i cili lidh 10 fshatra të njësisë administrative Kajan. Rama tha se segmenti është tepër i rëndësishëm për ndërlidhjen e zonës bujqësore.

Sicred