KRYEFAQJA » LAJME » Rama inspekton Qendrën e Emergjencave Civile në Tamarë

Rama inspekton Qendrën e Emergjencave Civile në Tamarë

Në qendrën e shpërndarjes së ndihmave të Emergjencave Civile në Tamarë, vijon shpërndarja drejt zonave të thella të Malësisë së Kelmendit ku qarkullimi ka pasur vështirësi. Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deputeti Paulin Sterkaj, kryetari i bashkisë Tonin Marinaj dhe prefekti i Shkodrës Paulin Radovani kanë parë nga afër ecurinë e proçesit. Vështirësia e këtij dimri ka qenë e madhe, nënvizoi Kryeministri, por mirëkoordinimi i strukturave të shtetit bëri që shpërndarja e ndihmave të bëhet në kohë reale. “Strukturat e shtetit kanë qenë të organizuara si asnjëherë tjetër dhe të koordinuara si asnjëherë tjetër. E faktikisht janë mbi 110 ton ndihma që janë shpërndarë në kohë reale, aty ku ka qenë nevoja. Edhe në zonën e Vermoshit që ka qenë nga zonat me vështirësi më të madhe, por dhe në zona të tjera, ndihmat kanë shkuar edhe me helikopterë dhe me mjete të tjera,” – u shpreh Kryeministri.

Banorët janë shprehur të kënaqur për ndihmën e marrë siç e kanë cilësuar e para në 23 vjet: Jam shumë mirënjohës për çdo gjë që keni bërë dhe po bëni, që në 23 vjet nuk kanë punuar asgjësend në zonën e Kelmendit. Vetëm këto 3 vjet që keni ardhur ju ka ndryshuar komplet zona,” – u shpreh një tjetër banor. “Më në fund, rrugën deri lart e kemi ashtu siç duhet dhe gjatë gjithë kohës ka qenë e hapur. Është punuar ditë-natë që të mos bllokohet, siç është bllokuar historikisht – është shprehur kryeministri duke shtuar se puna do të vijoje.

Ndërkohë më pak ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i investimeve të OSHEE, ku përveç vlerësimeve, Kryeministri ka folur edhe për investimet në rrjetin elektrik. “Po bëjmë investimin e linjës së re tani dhe do zgjidhet përfundimisht problemi se janë linja të amortizuara. Që nga koha e elektrifikimit, nuk ka vënë dorë njeri.” Kryeministri ka vizituar disa nga familjet që kanë përfituar ndihmën sociale. Një tjetër investim i cili është premtuar të nise është edhe shkolla e re, menjëherë pasi bashkia të përfundoje projektin e saj.

Sicred