KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Për herë të parë në Shqipëri, ne do të bëjmë vaditjen me matëse

Rama: Për herë të parë në Shqipëri, ne do të bëjmë vaditjen me matëse

8350 familje fermerë në Divjakë dhe Lushnje, kanë ndjerë rezultatet në produktet e tyre bujqësore, pas investimeve të 2016, jo vetëm për pastrimin e rreth 400 km kanale të para, por edhe me ndërtimin e sedimendeve me rrjeta hekuri dhe për daljet në kanalet dytësore. Këto investime kanë përmirësuar vaditjen dhe kullimin e 5060 ha sipërfaqe në Divjakë, Fier Shegan, Krutje, Martish, Goricë, Grabian duke formuar unaza bujqësore në Lushnje e Divjakë. Kryeministri Edi Rama,bashkë me ministren Gjermeni dhe deputetët Braçe dhe Çuko, inpektuan punimet dhe lajmëruan modernizimin e tyre gjatë fazës tjetër.

“Gjatë gjithë këtyre kohëve, kjo ka qenë e mbuluar me ferra, me kallama dhe tonelata të tëra mbeturina dhe uji nuk depërtonte dot as fund të Krutjes dhe nuk bëhej fjalë për Divjakën fare” u shpreh një nga fermerët e zonës.

Kryeministri Rama i njohu fermerët me fazën e tyre, që konsiston në modernizimin e sistemit,me vendosjen e matësave për ujin në çdo parcelë,për të menaxhuar më mirë edhe burimet ujore. “Për herë të parë në Shqipëri, ne do të bëjmë vaditjen me matëse dhe jo vetëm që do garantojmë përfundimisht që uji të shkojë në çdo parcelë dhe të mos ketë më nevojë për pompa që e nxjerrin ujin nga poshtë dhe pastaj kanë pasojën që e kripëzojnë tokën dhe e bëjnë të papërdorshme në harkun e viteve. Gjithsecili ta dijë sa ujë merr dhe harxhon dhe burimi ujor menaxhohet që çdo pikë të shkojë tek toka. Kështu kemi mundësi të bëjmë një bilanc shumë të qartë, siç shkon uji në shtëpi, vjen edhe uji në parcelë me sahate, me rubinet, është aty kur duhet e ndalon kur nuk duhet. Është një inovacion që duam ta shtrijmë edhe më tutje”tha kryeministri Rama.

Rreth 13 milionë euro po investohen për të modernizuar sistemin ujitës në Divjakë dhe Krutje,ndërsa shtrirja e 22 km tubacioneve dhe ndërtimi i 2 stacioneve të pompimit që do ti bashkohen pastrimit të 252 km kanale në Krutje dhe Tebuf,do të çojne ujin në çdo parcelë. Kryeministri inspektoi edhe projektin për reabilitimin e ujëmbledhësit për Divjakën, me kapacitet 4.5 milionë m3 ujë. Janë rreth 250 punonjës nga zona të punësuar në këto projekte.

Ndërsa në Çerme po punohet për ndërtimin e ujësjellësit të ri për 22 mijë banorët, të cilëve u mungonte uji në çezma që 1984. Benet Beci, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit nënvizoi se ujësjellësi zgjidh jo vetëm problemin aktual, por edhe të perspektivës. “Projekti mbulon me ujë 22 mijë banorë dhe 4.700 familje. Kanë qenë zona krejtësisht pa ujë. Punimet kanë filluar në dhjetor dhe mbarojnë në tetor. Punimet po vazhdojnë shumë mirë dhe janë në cilësinë e standardeve më të mira të ujësjellësve. Uji shkon në çdo shtëpi, me matëse dhe me gjithë sistemin e menaxhimit të ujit.” tha Beci Drejtori i FSHZH.

Kryeministri inspektoi në Çerme edhe rikonstruksionin shkollës me një financim prej 65 milion lekë, me sistem instaluar sistemi i ngrohjes dhe fushës multifunksionale për 500 nxënësit e saj. Ndërsa në Këmishtaj,punimet për shkollën kanë nisur nga e para.

“E rëndësishme është ngrohja, sepse nga dita e parë që është bërë, shkolla nuk ka pasur kurrë ngrohje. Veç palestrës do jetë edhe një fushë multifunksionale, ndërkohë që do jetë edhe lulishtja e brendshme e shkollës, këndet e basketbollit, volejbollit. Të gjithë punëtorët janë nga zonat. Të gjithë grupet e ustallarëve e të tjerë janë nga zona.,” tha Erion Braçe.

Sicred