KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama inaguron “Rrugën e Arbrit”, PD proteston

Rama inaguron “Rrugën e Arbrit”, PD proteston

Kryeministri socialist Edi Rama ka njoftuar të dielën nisjen e punimeve për “Rrugën e Arbrit” aksi kryesor rrugor nga Tiranë në Dibër, pjesë e projektit “1 miliard euro”. ” Rruga e Arbrit nuk do jetë më një iluzion, por realitet” tha zoti Rama në cermoninë që u mbajt në qytetin e Peshkopisë. “Rruga e Arbrit është një çështje kombëtare, një çështje drejtësie e historisë ndaj një populli të kyçur brenda prej dekadash, drejtësi që shteti shqiptar e ka për detyrë ta bëjë” tha ai. “Rruga e Arbrit do të gjallërojë këto shtigje me të cilën Dibrën e bekoi Zoti por të cilat Dibrës ja mbylli robi” shtoi zoti Rama.

Ndërsa zhvillohej cermonia e inagurimit, përkrahës të PD kanë mbajtur një protestë. Sipas PD protestuesit kundërshtonin neglizhencën qeveritare që e kish lenë zonën, një nga më të njohurat për prodhimet bujqësore, pa ndihmë dhe mbështetje. Disa banorë kanë derdhur qershitë në rrugë në shenjë proteste. Opozita thotë se policia ka përdorur forcën. Një prej deputetëve të saj, Xhemal Gjunkshi pretendohet se është keqtrajtuar.

Në një zhvillim tjetër politik, PS-së ju shtuan sot edhe dy deputetë të tjerë. Elena Xhina deputete e qarkut te Elbasanit dhe Rreme Lala e qarkut të Dibrës, të dyja deputete të PDIU deklaruan kalimin tek PS.

Në fund të muajit mars të këtij viti, qeveria shqiptare miratoi kontratën me kompaninë “Gjoka sh.a”, për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. Kontratat e firmosur më 5 shkurt të këtij viti, mori dritën jeshile edhe nga Këshilli i Ministrave. “Rruga e Arbrit”, aksi kryesor rrugor në lindje të Shqipërisë,  rreth 76 kilometra, përllogaritet të ketë një kosto prej rreth 240 milion eurosh. Punimet dhe mirëmbajtja e saj, që vjen si rezulta i një kontrate të tipit Partneritet Publik Privat, do të kryhet nga kompania “Gjoka sh.a” dhe do të shlyhet nga shteti brenda 13 viteve. Prej vitesh partitë politike në fushatat elektorale premtonin ndërtimin e saj.

Sicred