KRYEFAQJA » LAJME » Rama i përgjigjet sfidës së Bashës: Kësaj i thonë duam qiqrra në hell !
Rama i përgjigjet sfidës së Bashës: Kësaj i thonë duam qiqrra në hell !

Rama i përgjigjet sfidës së Bashës: Kësaj i thonë duam qiqrra në hell !

Kryeministri socialist Edi Rama i është përgjigjur me ironi propozimit të kreut të opozitës Basha për pranimin e ngritjes së një qeveri teknike si kusht që deputetët e saj të miratojnë vettingun. “Qeveri Teknike pastaj rishikim të 7 ligjeve pastaj vetingun?! Kësaj i thonë duam qiqrra në hell pastaj flasim për ç’do Shqipëria: VETINGUN” shkruan zoti Rama në rrjete sociale. Propozimi i zotit Basha erdhi të enjten në mengjes nga çadra e protestës para selisë së qeverisë. “Nëse vërtet janë ata që nuk kanë frikë nga vettingu ju them që menjëherë pas paktit për një qeveri të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pas korrigjimit të 7 ligjeve sipas vërejtjeve konsensuale të opozitës urdhëroni ta bëjmë vettingun dhe të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur,kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e pakapur” tha zoti Basha. Kjo ishte në fakt dhe një përgjigje e opozitës ndaj maxhorancës, e e cila po e akuzon gjithnjë e më shumë se po kërkon të pengojë vettingun dhe Reformën në Drejtësi. Zoti Rama ju referua sot edhe deklaratave të ndërkombëtarëve. “KE ka thënë copë, Këshilli i Europës po ashtu, “vettingu, asnjë gjë tjetër”. Dhe nuk kanë thënë mbarojeni, por filloni vettingun” deklaroi ai.

Sicred