KRYEFAQJA » LAJME » Rama i përgjigjet Bashës: Çdo ide për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur
Rama bën përgjegjës Bashën për protestën

Rama i përgjigjet Bashës: Çdo ide për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë propozimit kushtetues të Partisë Demokratike për vetting të politikanëve. Përmes një statusi në rrjetin social Twitter Rama ndan konsensus për nismën dhe shprehet i gatshëm që të diskutojë me demokratët çdo ide rreth kësaj nisme kushtetuese. Në mesazhin e tij, kryeministri thekson se vettingu në politikën shqiptare duhet bërë sa më parë dhe shton se çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Më herët, opozita bëri të ditur se do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publike.

Sicred