KRYEFAQJA » LAJME » Rama i LSI: Largimi i Manjanit, synonte normalizimin e bashkëpunimit mes dy partive
Luan Rama: Nuk e kuptoj se çfarë problemi ka zoti Ruçi me deklaratat e Metës!

Rama i LSI: Largimi i Manjanit, synonte normalizimin e bashkëpunimit mes dy partive

Kryetari i ri i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, deklaroi se pranimi i shkarkimit të ministrit të drejtësisë Ylli Manjanit, është bërë që të normalizohet bashkëpunimi mes dy partive. Sipas tij, marëdhënia e kryeministrit me ish ministrin ka qenë problematike, ndaj nuk do të kishte rrugë tjetër. “O do shkarkohej kryeministri, ose të shkarkohej ministri” tha zoti Rama, i cili zëvendësoi në postin e kreut të grupit parlamentar të LSI zotin Petrit vasili, i cili u përzgjodh si ministri i ri i drejtësisë. Për kreun e deputetëve të LSI-së, Luan Rama, bashkëqeverisja do të vijojë normalitetin, deri në mbylljen e mandatit.

Sicred