KRYEFAQJA » LAJME » Rama i drejtohet Bashës: Unë e respektoj median, edhe kur gënjen e shpif, por nuk mund të hesht!
Rama i drejtohet Bashës: Unë e respektoj median, edhe kur gënjen e shpif, por nuk mund të hesht!

Rama i drejtohet Bashës: Unë e respektoj median, edhe kur gënjen e shpif, por nuk mund të hesht!

Raportet e politikës me mediat kanë qenë në vemendje të një replike të kryeministrit Edi Rama me kreun e opozitës Lulzim Basha. Zoti Rama i ka kujtuar kreut të Partisë Demokratike Basha, cilësimin e vetë atij për mediat gjatë protestës në çadër se “të gjitha mediat janë të kapura nga droga përveç një kanali tv”. Në një postim në FB kreu i qeverisë ka replikuar me zotin Basha duke i bërë thirrje që të kërkojë falje njëherë të gjitha mediave (përveç njërës) që i kriminalizoi me baltën e Çadrës për muaj të tërë, ditë për ditë, pëpara se të flasë për rrezikun që u vjen nga fjalët e kryeministrit.
Në kontekstin e publicistit, zoti Rama, ka siguruar se pas përvojave jetike e mediatike me gazetarët, ku nuk ka munguar edhe kopaçe kokës e gjak për lirinë e fjalës bashkë me ta, nga ai e fjalët e tij dje, sot e mot, atyre mund t’u dalë më shumë vrer nga goja kundër tij e qeverisë, po kurrë nuk u ka hyrë, nuk u hyn e nuk t’u hyjë një gjemb në këmbë. Po ashtu kreu i qeverisë ka siguruar të qëndrojë mbi lirinë e shprehjes dhe për të vërtetat e tij “që nuk i negocioj e as i kyç në heshtjen hipokrite të medemek respektit për median!”, shkruan në rrjetin social kryeministri. “Të gjithë jemi të lirë të flasim, njerëzit pastaj janë të lirë t’i gjykojnë të gjithë, edhe mua njësoj si gjithë të tjerët”, përforcon opinionin e tij zoti Rama. Kryeministri ka kujtuar se të respektosh median, do të thotë të respektosh lirinë e tyre edhe kur gënjejnë e shpifin, po jo të heshtësh edhe kur gënjeshtrat e shpifjet e tyre bëhen mal para syve të tu. “Sepse, mos e harro, ta kam thënë shpesh, në publik po edhe sy më sy, kush i merr shqiptarët për budallenj e pëson dhe sa më shumë t’i bëjë për budallenj aq më keq e pëson!” shkruan zoti Rama.

Sicred