KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Hipokrizia do ta vrasë idealizmin europian në Shqipëri

Rama: Hipokrizia do ta vrasë idealizmin europian në Shqipëri

Marrëdhënia e qartë me Bashkimin europian është e rëndësishme për Shqipërinë. Kryeministri Rama ka apeluar nga një panel i liderëve të Ballkanit perëndimor të konferencës për çështjet e jashtme sot në Paris. Kryeministri shqiptar në një panel së bashku me presidentin serb Vuçiç dhe zv.kryeministren e Maqedonisë, ka bërë thirrje për pranimin e Shqipërisë. Sipas tij hipokrizia do ta vrasë idealizmin europian në Shqipëri. Në panelin ku ka qënë i pranishëm edhe ministri i jashtëm gjerman Roth, janë bërë diskutime mbi marrëdhëniet e rinovuara Europë Ballkani perëndimor, nga ku kërkesa e liderëve ballkanike ka qënë e qartë për të parë sinjale konkrete vullneti e pranimi nga Bashkimi europian.

Sicred