KRYEFAQJA » LAJME » Rama hedh poshtë lajmet për arrdhjen e refugjatëve në Shqipëri

Rama hedh poshtë lajmet për arrdhjen e refugjatëve në Shqipëri

Kryeministri Socialist Edi Rama i ka konsideruar si një ecuri me progres të jashtëzakonshë bisedimet për marrëveshjen e re që Shqipëria po arrin me Greqinë. Gjatë një dëgjese publike nga Saranda kreu i qeverisë u shpreh se tashmë është rënë dakort me shtetin fqinj që të hiqet ligji i luftës që kishte me vendin tonë.
Ndërkohë që i ka quajtur broçkulla kozmike dhe lajme të rreme zërat për refugjatë që mund të vijnë në Shqipëri.
Zoti Rama nuk la pa përmendur edhe opozitës për të cilën theksoi se janë pasardhës të denjë të Esat Pashë Toptani. “Ajo po kthehet në forcë destruktive” tha ai.
Kryeministri tha se “Jemi në kushtet e një kthese të ekonomisë” duke argumentuar kete fakt edhe me uljen e papunësisë në 12.5 % nga 18% që ishte ne 2013.

Sicred