KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Gjykata Administrative, një nga çerdhet më të mëdha të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë
Rama: Gjykata Administrative, një nga çerdhet më të mëdha të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë

Rama: Gjykata Administrative, një nga çerdhet më të mëdha të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër Gjykatën Administrative duke e cilësuar si “një nga çerdhet më të mëdha të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë”. Zoti Rama e bëri deklaratën e tij gjatë një videointerpelance me minatorët të cilët u ankuan se nuk po gjenin të drejtën e tyre në gjykata. “Lidhur me vendimin e gjykatave është një sëmundje e përgjithshme që ka 20 e kusur vite që vuan kjo shoqëri dhe për këtë arsye ne kemi bërë të gjithë këtë përpjekje për Reformën në Drejtësi dhe për këtë arsye po bëhet dhe vettingu dhe procesi i spastrimit ka nisur” tha kryeministri. “Askush të mos mendojë që këta gjykatës që spastrohen do të jenë rehat, sepse sistemi i ri i prokurorisë dhe gjykatave nuk ka për ti lënë rehat në rast se kanë shkelur në dërrasë të kalbur dhe këta kanë shkelur në dërrasë të kalbur” parlajmëroi ai. “Por fillimisht duhet të pastrohet sistemi dhe gjykata administrative është një problem i përbashkët i yti dhe i joni, është një nga çerdhet më të mëdha të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë për fat të keq” tha kryeministri Edi Rama.

(Visited 18 times, 1 visits today)