Kryeministri socialist Edi Rama ka deklaruar sërish gadishmërinë e tij për dialog pa kushte me opozitën, por shprehu vendosmërinë për ndërmarrjen e procesit të vetingut. “Miq! Gjithnjë të hapur për dialog pa kushte. Por pa Vetingun s’ka asnjë kompromis, sepse Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet” shkruan zoti Rama në Fejsbuk. Deklarata e tij erdhi pasi udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha e akuzoi si përgjegjës për dështimin e negociatave me eurodeputetët McAllister dhe Fleckenstein.
