KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Gati bashkimi i institucioneve të pronës
Rama: Gati bashkimi i institucioneve të pronës

Rama: Gati bashkimi i institucioneve të pronës

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reforma të reja në institucionet që merren me problemet e pronës. Duke folur në selinë e kryeministrisë me koordinatorët e bashkëqeverisjes me qytetarët, zoti Rama tha se në do të nisë reforma e bashkimit të institucioneve që merren me trajtimin e pronës. “Në shtator jemi gati të lançojëm reformën që kemi filluar që të punojnë që verën e shkuar. Reformën e bashkimit të institucioneve të pronës, për të pasur një Agjenci Kombëtare të Pronës” tha zoti Rama. Sipas tij ky hap do të hidhet “Për të mos shkuar e ardhur mes institucioneve, por për të pasur një institucion dhe një drejtim”.

Kryeministri Rama tha se kjo reformë do të jetë rrënjësore dhe do të racionalizojë burimet njerëzore që janë në dispozicion. Ai premtoi se ajo do ajo do të mundësojë një ecuri shumë më të shpejtë dhe efikase të modernizimit të brendshëm të këtyre institucioneve. “Bbrenda këtij institucioni të ri do të krijohet një strukturë apeli në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar të shkojnë në gjykatë po të apelojnë brenda institucionin në një strukturë që është autonome, që do të ulë në mënyrë drastike kohën mundimet dhe mbi të gjitha do të ulë në mënyrë drastike gjithë atë dëshpërim që krijohet” premtoi kryeministri. Deri tani të gjitha vendimet e komisioneve atakohen në gjykata duke krijuar problematika të shumta.

Zgjidhja e problemeve të pronës në Shqipëri, duket se është një nga çështjet që BE po këmbëngul me intensitet së fundi pranë autoriteteve shqiptare.

Sicred