KRYEFAQJA » LAJME » Rama fton sërish Bashën për dialog pa kushte
Rama fton sërish Bashën për dialog pa kushte

Rama fton sërish Bashën për dialog pa kushte

Edi Rama në një dalje të posaçme nga selia e qeverisë, ftoi Lulzim Bashën për dialog. Ndonëse e konsideron qëndrimin e opozitës në kufinjtë e absurdit me refuzimin e ftesave për bisedime, kryeministri shprehu gadishmërinë për një takim, por pa kushte. Zoti Rama tha se bojkoti i opozitës, përveç kostove personale për Bashën dhe opozitën, po dëmton rrugën europiane të vendit. Zoti Rama u shpreh i hapur, për kontributin e partnerëve ndërkombëtare, për të negociuar dialogun me opozitën.”I bëj publikisht thirrje arsyes së Lulzim Bashës. I them mos ki frikë nga dialogu. Ulu në tryezë, përcaktoi të gjitha modalitetet vetëm mos u vono dhe mos na vono” tha zoti Rama. “Ti e ke numrin tim të telefonit tim Lulëzim. Zyra jote e ka numrin e zyrës time. Ndaje mendjen dhe më njofto një minutë e më parë” i dha doza koefidencialiteti zoti Rama.
Kryeministri Rama nuk përjashtoi as skenarë të mundshëm që faktorë jashtë Shqipërisë, të kenë interesa për të destabilizuar Shqipërinë dhe rajonin. I vendosur, kryeministri konfirmoi se askush s’do mund të pengojë zgjedhjet e 18 qershorit dhe aq më pak të krijojë destabilitet. Kjo krizë artificiale nxit paligjshmërinë, patjetër frymëzon kriminalitetin dhe ushqen edhe fantazinë e atyre që nuk e duan këtë vend, duke krijuar shtigje për destabilizim të mundshëm” tha zoti Rama.”Nuk do të lejojmë kurrë që populli sovran i Shqipërisë të merret peng nga kushdo qoftë, brenda apo jashtë vendit, që mundohet të përfitojë nga kjo situatë, për të goditur Shqipërinë duke e kthyer në një vatër krize në rajon” shtoi ai.
Kryeministri Rama konfirmoi informacionet e marra nga institucionet ligjzbatuese të sigurisë, për një rrezik potencial nga elemente jashtë vendit, për sigurinë e liderit të opozitës, por dha garancinë maksimale se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e tij dhe të çdo qytetari. Kreu i mazhorancës, zgjidhjen e krizes e sheh te dialogu me opozitën. “Dialogu është domodoshmëri” tha zoti Rama.

Sicred