KRYEFAQJA » LAJME » Rama e Tahiri reagojnë për raportin e DASH

Rama e Tahiri reagojnë për raportin e DASH

Kryeministri Edi Rama, komentoi në rrjetet sociale, gjetjet e raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit. Rama shkruan në FB: “Raporti i Departamentit të Shtetit provon sa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit? Shumë mbetet për t’u bërë dhe do të bëhet se s’bën “.

Por reagimi i ministrit të brendshëm në detyrë Sajmir Tahiri ka qenë me tone të ashpra pas deklaratës për media nga aleati LSI, që e konsideron të pamjaftueshme luftën kundër drogës. Ndër të tjera Tahiri shkruan: “E shoh të udhës të saktësoj leximin e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas një zëdhënësi të LSI në një konferencë për shtyp sot. E di se qëllimet politike të partive kundërshtare apo konkurentë me PS për të marrë sa më shumë vëmendje e vota, justifikojnë mjetet e propagandës partiake të secilit dhe vërtetësia e atyre që thonë kalon rëndom në plan të dytë. Por duke besuar se Lëvizja Socialiste për Integrim, si partner strategjik në koalicionin qeverisës i detyrohet vërtetësisë së fakteve të qeverisjes, një vëmendje të veçantë, uroj që leximi krahasues i raporteve të DASH për Shqipërinë, ta bëje edhe LSI të ndjehet krenare që ka nderin e madh të jetë aleate e PS në këtë fazë historike reformash për vendin”.

Sicred