KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Duket se përmbytjet do të jenë pjesë e jetës sonë të përvitshme
Rama: Duket se përmbytjet do të jenë pjesë e jetës sonë të përvitshme

Rama: Duket se përmbytjet do të jenë pjesë e jetës sonë të përvitshme

Fatkeqësitë natyrore duket se do të jenë bashkëudhëtarët e shqiptarëve, ndaj dhe ata duhet të mësohen ti parandalojnë dhe ti përballojë ato. Në thelb duket se ky ishte paralajmërimi i kryeministrit Rama në mbledhjen e radhës të Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile të shtunën pas dite. “Këto përmbytje nuk janë një herë në 100 vjet, por tanimë me sa duket janë pjesë e jetës sonë të përvitshme, apo dy tre vitshme, duke parë edhe kushtet e përgjithshme klimaterike jo vetëm të vendit, por edhe të rajonit, Evropës dhe të botës” tha kryeministri Edi Rama. Ai përsëriti se rreshjet e shiut ishin me një intensitet më të madh se dy vite më parë, por dëmet e shkaktuara janë më të reduktura. “Reshjet kanë qenë të dendura dhe më të mëdha se ato të dy viteve më parë, por dëmet projektohen më të reduktura se kriza e dy viteve më parë dhe kjo falë investimeve të bëra në kanalizime dhe ujësjellësa. Në bashki, përmbytjet nuk kanë sjellë situatën e 2015” tha ai. Sipas kryeministrit risi ka qenë vijimi i operacioneve gjatë natës nga ana e trupave të ndërhyrjes.
Kryeministri Rama kërkoi nisjen e procesit të identifikimit të dëmeve, me prioritet banesat, familjet në nevojë, rrugët, urat dhe shkollat. Ai paralajmëroi transparencë dhe seriozitet në përgatitjen e faturave të zhdëmtimeve.
“Fatura e zhdëmtimeve dhe kompensimeve duhet përgatitur me transparencën dhe seriozitetin më të madh, që askush nga njerëzit e prekur dhe familjet në nevojë të mos mbetet jashtë listës. Planet për rivendosjen e situatës normale të infrastrukturës duhen përgatitur me shpejtësi” tha zoti Rama. Ai paralajmëroi se pas përmbytjeve vendi mund të përballet me rreshjet e dëborës, veçanërisht zonat malore, ndaj duhet qëndruar në gatishmëri.

Sicred