KRYEFAQJA » LAJME » Rama : “Do të bëj për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë 4 fishin e atyre që janë bërë në këto 44 muaj”
Rama: Të ngremë krye ndaj grabitqarëve të popullit!

Rama : “Do të bëj për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë 4 fishin e atyre që janë bërë në këto 44 muaj”

Me një fjalim me doza të larta patriotizmi, kryeministri socialist Edi Rama mbylli fushatën zgjedhore të PS në Vlorë, i mbështetur fuqimisht nga banorët entuziastë të këtij qyteti. “Sikur më duhet të zgjedh vendin për fjalimin tim të fundit në publik do të jetë Vlora. Sikur të më duhet të them ku është një vend mbi këtë tokën tonë ku Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në të njëjtin vend, unë them Vlora” tha zoti Rama ndërsa brohoritej fuqishëm nga të pranishmit. “Do të bëj për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë 4 fishin e atyre që janë bërë në këto 44 muaj” premtoi zoti Rama. Por në fjalën e tij nuk mungoi edhe autokritika. “Dua ti kërkoj falje çdo qytetari të Vlorës për çdo shkelje të keqe në zyrat e shtetit këtu në qarkun e Vlorës. Nëse ka një gjë, që më bën të më vijë zor nga këto 44 muaj përpara jush dhe çdo qytetari nga Vermoshi deri në Konispol pa dallim bindjesh, është marrja me mend e rasteve të panumërta, çdo ditë të sjelljeve të këqija ndaj njerëzve të këtij vendi në zyrat e administratës shtetërore” tha zoti Rama. “Shqipëria që kemi në zyrat e shërbimeve për qytetarët nuk është Shqipëria që duam. Është një Shqipëri e vjetër, e lodhshme dëshpëruese për njeriun që kërkon një patent, një dokument dhe merr prapsh një nëpërkëmbje që duhet të marrë fund në 25 qershor” shtoi më tej ai.
Fjalimi i zotit Rama u mbështet nga një skenografi e rrallë për aktivitete të tilla dhe një spektakët fishekzjarresh nën tingujt e himnit të kombëtares kuq e zi.

Sicred