KRYEFAQJA » LAJME » Rama dhe riaktivizimi i tregut të punës

Rama dhe riaktivizimi i tregut të punës

Qeveria synon që të nxisë punësimin që aktualisht të përfitojnë ndihmë ekonomike. Kryeministri, Edi Rama duke ju referuar shifrave të ndihmës ekonomike u angazhua që shumë prej tyre te kalojnë dhe të ndryshojnë me këtë status duke përfituar një punë me pagesë disa herë më të lartë. Ish përfituese të ndihmës ekonomike thonë se kanë marrë punësim nëpërmjet një vërtetimi të faktit se ajo merr një ndihmë ekonomike. Rama tha : “Ti nxjerrim njerëzit nga rrethi vicioz i papunësisë dhe varfërisë.” Për kryeministrin deri në përfundim të mandatit të tij të dytë për personat e aftë për punë do të ketë kaluar nga skema ekonomike drejt zyrave të punësimit. Qeveria do ti përfshijë përfituesit në kurse kualifikimi. “Kush del nga ndihma ekonomike dhe është i aftë për punë del nga një situatë ku merrte 35.000 lekë të vjetra, dhe ka nga shteti 55.000 lekë që të bëjë kurs profesional.”

Sicred